Zbulohet identiteti i të zhdukurit në Liqenin e Batllavës
dp

Lexo edheAmbasadori gjerman në Kosovë thotë se nëse Milan Radoiçiq shkon në Gjermani do të ndalohet

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës gjatë ditës së sotme.
IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Abdullah Eljoheni, shtetas i Arabisë Saudite.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipi i emergjencës mjekësore, si dhe hetuesia, të cilat kanë nisur veprimet dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe informacioneve shtesë lidhur me rastin.

Lexo edheAmbasadori gjerman në Kosovë thotë se nëse Milan Radoiçiq shkon në Gjermani do të ndalohet
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/