BallinaKulturëZbulohet data e lëshimit të filmit "Downton Abbey"

Zbulohet data e lëshimit të filmit “Downton Abbey”

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

Një film i “Downton” që do të bashkojë familjen Crawley në ekranin e madh, do të lëshohet në Shtetet e Bashkuara më 20 shtator 2019, njoftoi ‘Focus Features’. Kompania tha se filmi do të lirohet ndërkombëtarisht një javë më parë.

“Që kur përfundoi seriali, fansat e Downton kanë qenë në pritje për kapitullin e ardhshëm të familjes Crawley”, tha në një deklaratë kryetari i ‘Focus’, Peter Kujawski. “Jemi të entuziazmuar të bashkohemi me këtë ekip të pabesueshëm të filmbërësve, aktorëve dhe artizanëve, të udhëhequr nga Julian Fellowes dhe Gareth Neame, në rikthimin e botës së Downton-it në ekranin e madh në shtatorin e ardhshëm”, raporton Fox News.

Fansat mund të presin të shohin shumë fytyra të njohura, duke përfshirë “kastingun kryesor të origjinalit”, si Maggie Smith, Hugh Bonneville, Matthew Goode dhe Michelle Dockery, transmeton RTKlive.

Sipas ‘Focus Features’, skenarin e shkroi krijuesi i serisë, Julian Fellowes i cili gjithashtu do të jetë një nga producentët e filmit.

“Downton Abbey” u bë një hit global gjatë shfaqjes së saj gjashtë sezonëshe, duke transmetuar në të paktën 150 vende dhe duke vendosur një rekord për shfaqjet televizive të prodhuara jashtë ShBA-së, me 69 nominime për çmimet ‘Emmy’.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz