BallinaShowBizZbulohet arsyeja pse familja Kardashian i fshiu fotot e Meghan dhe Harry-t...

Zbulohet arsyeja pse familja Kardashian i fshiu fotot e Meghan dhe Harry-t nga Instagrami

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kim Kardashian ka zbuluar pse fotot e Meghan Markle dhe Princit Harry që ajo dhe nëna e saj Kris Jenner përdorën për të festuar 70-vjetorin e Kris në nëntor u fshinë nga Instagram.

Pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në festë, fotot e tyre u hoqën më pas nga Instagram, duke nxitur spekulime, shkruan People, transmeton Indeksonline.

Duke u shfaqur në podkastin e motrës së saj Khloe Kardashian, “Khloe in Wonderland”, Kim foli publikisht për herë të parë për atë që motrat e kanë quajtur “Photogate”. “Në fakt ishte plotësisht e pafajshme, dhe kjo është pjesa më e çmendur e saj”, tha Kim. “Mamaja ime dhe Meghan kanë qenë shoqe prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie vërtet të shkëlqyer.”

Kim tha se pas festës, i shqyrtuan fotot së bashku dhe zgjodhën se cilat do të postonin. “Na thanë se ishte plotësisht në rregull t’i vendosnim”, shtoi ajo.

Problemi, thotë ajo, ishte koha e postimit. “Pasi u postuan fotot, mendoj se ata e kuptuan se ishte Dita e Përkujtimit dhe nuk donin të shiheshin në festën e ditëlindjes atë ditë. Edhe pse fotot ishin tashmë të publikuara, më vonë i hoqën. Pastaj ndoshta menduan, ‘Oh, kjo ishte budallallëk’”, shpjegoi Kim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz