BallinaLajmeZbulohen të tjera detaje në lidhje me automjetin e djegur

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me automjetin e djegur

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Një person u gjet i pajetë dhe thuajse i shkrumbuar brenda një automjeti me targa të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Derven të Fushë-Krujës, ku policia në fund të një toke pa asnjë lloj objekti të ndërtuar në të, gjeti një makinë të djegur. Brenda saj u konstatua edhe trupi i djegur i një personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia. Pritet që identifikimi i tij të bëhet përmes analizave të ADN-së.

Burime nga policia thonë se automjeti i djegur me targa të Kosovës është futur në territorin shqiptar para 5 ditësh dhe ka ardhur nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Automjeti rezulton të jetë në pronësi të Xhavit Osmanit nga Mitrovica, por nuk dihet nëse edhe personi i vdekur është i njëjti.

“Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak.

Nuk dihet ende nëse personi është vrarë më parë me armë zjarri, apo nëse është djegur i gjallë brenda automjetit. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz