Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar takime të fshehta në Bruksel me shefen e Diplomacisë së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Metro.
Limaj dhe Ahmeti për herë të dytë nuk kanë treguar për takimin e tyre që po zhvillojnë në Bruksel me Mogherinin.
Metro ka mësuar se Limaj dhe Ahmeti kishin udhëtuar gjatë ditës së djeshme në Bruksel, ku edhe kanë mbajtur takim në zyret e Federica Mogherinit.
Po ashtu burimet e Metros brenda delegacionit kanë bërë të ditur se kjo vizitë për qëllim prezantimin e Platformës për dialog, e cila u miratua javën që lamë pas në Kuvendin e Kosovës.
Burimet bëjnë të ditur se pjesë e këtij ekipi në Bruksel është edhe Blerim Shala, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Të dy këta të fundit pritet të kthehen nga Bruksel nesër në Prishtinë, ani pse këto dy takime janë munduar të i mbajnë të fshehta dhe larg mediave./gazetametro.net