Zbulohen informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Midis dosjeve të sapo publikuara të JFK-së është një letër që paralajmëroi se vëllai i presiodentit Kenendi, ishte pas vrasjes së yllit të Hollivudit Marilyn Monroe.
Një letër dërguar nga drejtori i FBI zbulon planet e shkrimtarit Frank Capell për të botuar një libër duke pretenduar se vëllai i presidentit të atëhershëm, ishte përfshirë në vdekjen e Monroe.
Të dy, zoti Kennedy dhe drejtori i FBI-së, morën një letër paralajmëruese për librin e Frank Capelli ne vitit1964:“Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.
Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me Kennedy.
“Lidhja e Monroes me Kennedy ishte e njohur nga miqtë dhe rrethi i brenshëm i Hollivudit”, por nuk u zyrtarizua asnjëherë”, shkruahet në letër.
Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror.

Lexo edheIshulli më i populluar në botë ka madhësinë sa gjysma e një fushe futbolli
Sipas atij “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të.
“Kur ai nuk e bëri këtë -shkruhet në libër- ajo e kërcënoi se do bënte publike marrëdhëniet e tyre, gjë që do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.”
“Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”.















