Zbritet trupi i viktimës që humbi jetën në shtyllë elektrike
BILLI
Lexo edhePolicia i vë gjobë shqiptarit… sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!
Një elektricist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke mbetur i vdekur, shkruan TopChannel, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se trupi i viktimës mbeti për disa orë mbi shtyllë, derisa mbërritën specialistët, që bënë të mundur zbritjen që atje.
Lexo edhePolicia i vë gjobë shqiptarit… sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!
Ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti mbi shtyllën që i mori jetën deri në orët e mbrëmjes, ndërsa tani është dërguar në spitalin e Bajram Currit për ekspertizën mjekësore.