back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeZaev, Rama dhe Vuçiq kanë filluar takimin në Ohër

Zaev, Rama dhe Vuçiq kanë filluar takimin në Ohër

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave...

Mot me diell, temperaturat deri në 30°C

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas...

Zelensky: Ukraina gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë

Ukraina është e gatshme të furnizojë me gaz dhe...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallarave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakortësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Top Channel ka mësuar se këto masa, lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz