BallinaShqiptareZaev mori postin e kryeministrit të Maqedonisë

Zaev mori postin e kryeministrit të Maqedonisë

Të ngjajshme

Kryeministri i sapozgjedhur Zoran Zaev sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë mori postin nga kryeministri i deritanishëm teknik Emil Dimitriev, raporton Anadolu Agency (AA).

Zaev ishte i shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit të tij qeveritar.

Gjatë takimi, kryeministri i deritanishëm teknik Dimitriev uroi kryeministrin e sapozgjedhur Zaev të cilit i dëshiroi sukses në ushtrimin e postit të kryeministrit.

Kryeministri Zaev theksoi se seanca në të cilën u zgjodh Qeveria e re kaloi në atmosferë të mirë dhe shtoi se politikanët ekzistojnë për të punuar në dobi të qytetarëve dhe shtetit.

Paraprakisht, anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u pritën nga presidenti Gjorge Ivanov.

Qeveria e re u zgjodh në Kuvendin e Maqedonisë me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe pesë “të përmbajtur”. Kabineti i ri Qeveritar ka 25 ministra.

Nga radhët e LSDM-së Radmilla Shekerinska është zgjedhur ministre e Mbrotjes, Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, Dragan Tevdovski ministër i Financave, Nikolla Dimitrov ministër i Punëve të Jashtme, Renata Treneska-Deskovska ministre e Arsimit dhe Shkencës, Goran Sugarevski ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Milla Carovska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Damjan Mançevski ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Robert Allagjozovski ministër i Kulturës, si dhe gjashtë ministra pa portofol, përfshirë edhe Koço Angjushev i cili siç është paralajmëruar do të jetë zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Nga radhët e BDI-së Sadulla Duraku është zgjedhur ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Bylent Salihu ministër i Drejtësisë, Bujar Osmani zv/kryeministër për Eurointegrime, Hazbi Lika i cili sipas paralajmërimeve do të jetë zëvendëskryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve, si dhe një ministër pa portofol.

Ndërsa nga radhët e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” Arben Taravari është zgjedhur ministër i Shëndetësisë dhe Suhejl Fazliu ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz