Një incident ka ndodhur sot në ditën e fëmijëve ku ka rrezikuar jetën e 7 fëmijëve që gjendet në QSUT për të marrë mjekim.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pishinë private ku është thyer trampolina dhe fëmijët janë lënduar. Menjëherë pas ngjarjes policia jep detajet e para.
“Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qënë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.
Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet”- shkruhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
Tiranë Paraprake Më datë 01.06.2017, rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit, janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qënë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.
Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/