back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZaev: Marrëveshja me Greqinë shkon në Parlament, nëse shumica ka votuar pro...

Zaev: Marrëveshja me Greqinë shkon në Parlament, nëse shumica ka votuar pro në referendum

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur një fjalim, pas përfundimit të procesit të votimit në referendumin për emrin e ri të shtetit.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, për emrin e ri Maqedonia Veriore, do të çohet për votim në Parlament – nëse shumica e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro.

Zaev ka paralajmëruar se në rast se deputetët s’do ta votojnë marrëveshjen, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, raporton nga Shkupi, gazetarja e televizionit T7, Arlena Krivenjeva.

“Uroj qytetarët, dita e sotme ishte e suksesshme për demokracinë, dhe e suksesshme për një Maqedoni evropiane”, ka deklaruar ai.

“Suksesi është i përbashkët dhe i të gjithë qytetarëve pa dallim”, është shprehur Zaev, teksa ka përmendur edhe bojkotin e organizuar nga kryesia e VRMNO-DPMNE.

“Do të presim disa orë për rezultatet finale”, ka thënë shefi i ekzekutivit maqedonas.

“Presim të gjithë të kemi një shumicë të madhe nga ajo që kanë votuar”, ka shtuar ai.

“E kemi të qartë të ardhmen tonë, vota e deputetëve duhet të jetë me përgjegjësi. Pres që deputetët e VRMNO-DPMNE të respektojnë votën, përndryshe do të përdorim veglën tjetër, zgjedhje të menjëhershme, të parakohshme”, ka deklaruar Zaev. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz