back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeYmeri: Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për të sjell drejtësi...

Ymeri: Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për të sjell drejtësi për Astritin

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...
Në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ka filluar mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në këtë mbledhje, përveç zyrtarëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, po marrin pjesë edhe prindërit e të ndjerit, raporton lajmi.net

Visar Ymeri në mbledhjen komemorative për Astrit Deharin, ka thënë se është e vështirë për tu ndarë nga Astriti që kurrë nuk nda nga ne dhe që punoi për ne.
“Këtij nuk mund t’ia themi lamtumirën”, është shprehur Ymeri.

Ymeri duke folur për kontributin e Deharit në Lëvizjen Vetëvendosjes ka thënë se nuk kishte aktivitet që ka bërë Vetëvendosje e që ai nuk ishte ndër më të rëndësishmit.

Ymeri ka folur edhe për aktivitetin e tij si student duke përmendur protestat në shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.
Astrit Dehari sipas Ymerit kishte dhënë kontribut edhe në Drejtorinë e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës dhe po ashtu edhe tek grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

“Astriti u arrestua me 29 gusht nga një aksion terrorizues të policisë dhe me akuzua të fabrikuara bashkë me aktivistët tjerë”,ka thënë Ymeri.
Gjatë fjalimit të tij Ymeri ka thënë se Astritin do ta mëshirojnë dhe ky mëshirim është se “ne do ta bëjmë vendin siç ishte ai”.

“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend për Astritin”, ka thënë Ymeri, shkruan lajmi.net

***

Bashkveprimtari i familjes Dehari, Destan Veliu e ka konsideruar vdekjen e Astritit si tragjedi.
“Kjo tragjedi shkaktoi një tronditje të rëndë. Përkundër dhembjes nuk mund ta fahehim krenarinë për një djal që ishte në gjendje të jepte gjithcka për vendin e vet.
Edhe stergjyshi i tij u mbyt në burg. Asnjëherë nuk pushoi përsekutimi ndaj kësaj familje”.

***

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes Sami Kurteshi, në mbledhjen komemorative për Astrit Dehatri, aktivist i Vetëvendosjes, i cili ka vdekur të shtunën në burgun e Prizrenit ka thënë se kujtimi për të ndjerin është dashuria.
Ai ka thënë se vdekja e tij bëhet edhe më e rëndë në rrethana jo normale.

Kurteshi ka thënë se Dehari ishte një aktvist i guximëshëm dhe i palodhëshëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz