Xhudistet s’kanë të ndalur, Loxha i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë në Athinë
01

Lexo edheErikseni e gëzon tifozin kosovar me nevoja të veçanta

Pas Erza Muminoviqit medaljen e artë e arriti edhe Flaka Loxha, kjo në kategorinë 57 kilogramë.
Në finale Loxha e mposhti xhudisten austriake, Lisa Grabner.
E këtij suksesi i është gëzuar Driton Kuka, i cili ka lavdëruar paraqitjet e xhudisteve në Athinë.

Lexo edheErikseni e gëzon tifozin kosovar me nevoja të veçanta
“Greqia sot për të dytë herë me himn e flamur të shtetit tonë po njoftohet. Flaka Loxha e shkëlqyeshme sot. E artë 57 kg”, ka shkruar Kuka.