Xhiroja e tretë e Superligës do të mbyllet sot me derbin Llapi – Drita
dp

Lexo edheMbyllet marrëveshja, Isak lojtar i Liverpoolit për një shifër rekorde

Xhiroja e tretë e Superligës së futbollit kosovar do të mbyllet sot me një ndeshje derbi.
Llapi dhe Drita do të përballen mes vete në ndeshjen që do të nisë prej orës 16:30 dhe do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo ndeshja u shty për një ditë shkaku i angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane.

Lexo edheMbyllet marrëveshja, Isak lojtar i Liverpoolit për një shifër rekorde
Ekipi i Tahir Batatinës është në kërkim të fitores së parë dhe sot i duhen tri pikët për ta rikthyer vetëbesimin, teksa së fundmi u përforcua me të rikthyerin Muhamet Hyseni.
Nga ana tjetër, kampionët kanë ngecur prapa në kampionat shkaku i angazhimeve evropiane, ndërsa sot do ta kërkojnë po ashtu fitoren e parë sezonale. /Gazeta Express