Xhirim shqetësues nga aksidenti i tmerrshëm në autostradë: Vetura godet kamionin dhe e hedh jashtë rrugës
BILLI

Lexo edheDallgët nxjerrin në plazhe kokainë në vlerë 60 milionë euro

Në transitin e Lubjanës sot ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në të cilin një kamion ka rënë nga 20 metra lartësi. Vozitësi ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur kur vozitësi i veturës “Opel Corsa” e humbi kontrollin dhe u ndesh me rimorkion e një kamioni. Nga forca e goditjes kamioni u përmbysë përtej gardhit mbrojtës dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.
Vozitësi 53 vjeç i kamionit nga Hungaria ka vdekur në vend të ngjarjes nga lëndimet e marra, derisa vozitësi i veturës shpëtoi pa lëndime.
Lexo edheDallgët nxjerrin në plazhe kokainë në vlerë 60 milionë euro
Dëmet materiale janë të mëdha, por për fat në kamion nuk ka pasur substanca të rrezikshme. Në këtë aksident është dëmtuar edhe një veturë.