back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeXhavit Haliti tregon a ka qenë Albin Kurti pjesë e UÇK-së

Xhavit Haliti tregon a ka qenë Albin Kurti pjesë e UÇK-së

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

Një nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur sot në lidhje me veteranët, dhe kujtimet e tij, e nuk la pa përmendur edhe Kryeminstrin Albin Kurti dhe pjesëmarrjen e tij në UÇK.

Haliti tha se Kurti, në atë kohë, ka punuar në zyrën e Adem Demaçit.

“Roli i Albinit ka qenë i tillë që ka punuar në zyrën e bacës Adem, të cilit iu ka besu një detyrë tepër e rëndësishme nga vetë Shtabi i Përgjithshëm”, tha ai në ATV, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, Haliti shtoi se nuk e ka takuar Kurtin asnjëherë sa ka qenë pjesë e UÇK-së.

“Tani, a ka qenë a s’ka qenë, unë as s’e kam taku kurrë. Për herë të parë në jetë e kam pa pasi ka dalë nga burgu”, tha Haliti.

Në fund, Haliti po ashtu tregoi se zyra e Adem Demaçit kishte probleme të brendshme për Konferencën e Rambujesë.

“Ka pas një përplasje kur ne kemi vendosë që të shkojmë në Rambuje. Zyra, ose më mirë të themi baca Adem, Sali Berisha, disa njerëz të veçantë kanë dalë kundër shkuarjes në Rambuje, kundër pjesëmarrjes së delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe ka qenë një përplasje jo e lehtë, do të thoja, për t’u kapërcy, por unë e di që është kapërcy shumë shpejtë”, ka thënë Haliti. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz