Xhavit Drenori: Besoj që Vetëvendosje është alternativa më e mirë për të dalë nga kjo gjendje
03

Lexo edheIsh-kandidati për kryetar të Drenasit i bashkohet Vetëvendosjes

Albin Kurti sot ka prezantuar aderimin më të ri në Lëvizjen Vetëvendosje, ish kandidatin për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenorin, për të cilin ndër të tjera ka shkruar:
“si politikan tejet aktiv e aktivist i shoqërisë civile, si njeri i pasionuar pas dijes dhe mësimdhënës i dashur për studentët, Xhaviti na sjell më shumë dije dhe përvojë, energji dhe punë në Lëvizje”
Ndërsa Drenori pas aderimit në VV është shprehur:
Shumica e qytetarëve në Kosovë janë të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme në vendin tonë.
Megjithatë, shprehja e pakënaqësisë në mënyrë të organizuar fatkeqësisht po mungon në masë të madhe.
Lexo edheIsh-kandidati për kryetar të Drenasit i bashkohet Vetëvendosjes
Për ndryshimin e gjendjes në vendin tonë kërkohet aktivizim.
Unë besoj se Vetëvendosje është alternativa më e mirë dhe me planin më të realizueshem për të dalë nga kjo gjendje.
Për këtë arsye unë sot u bashkova zyrtarisht me Levizjen Vetëvendosje.
Do vazhdoj të jem i pa kompromis në luften kundër të keqes që na ka kapluar nga keq-qeverisjet e deri tashme. /Drenica Press/