back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeXharra: PDK-ja më dha hapësirë

Xharra: PDK-ja më dha hapësirë

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Gazetarja Arbana Xharra, e cila tashmë ka aderuar në PDK, në fillim të fjalimit të saj në konferencën e thirrur për media, ka thënë se kjo parti i ka dhënë hapësirë për kauzat e saj dhe të kosovarëve.

“Unë kam vendos të ndryshoj prej të qenit gazetare, sepse kjo parti më dha hapësirë për kauzat e mia dhe tonat”, ka thënë Xharra, raporton Express.

Ajo ka thënë se është bërë pjesë e PDK-së pa asnjë kusht. “Më është premtu hapësira për kauzat e mia dhe tonat”, ka thënë Xharra, derisa ka shtuar se do ta vazhdojë punën me dinjitet.

E pyetur se si ndodhi ky aderim i saj në PDK, derisa ajo deri tani ka qenë kritikuese e kësaj partie, ajo ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë prapa shkrimeve që i ka bërë deri tani.

Ajo u pyet nga gazetarët se a do të kandidojë për kryetare të Prishtinës, mirëpo tha se nuk e ka një qëllim të tillë dhe se nuk do të jetë në listë të kërkojë vota. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz