Gjini: Asnjë lajm i mirë prej Kosovës s’ka dalë tash e shtatë vjet
dp

Lexo edhe“Ka qenë TRONDITJE për të gjithë shqiptarët dënimi i Speciales” – Kryeparlamentari i RMV-s flet në POLITIKO

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini theksoi se Kosova ka dështuar si në krijimin e një narrative pozitive përmes diplomacisë publike, ashtu edhe në përmirësimin e gjendjes së brendshme.
Nuk ka lajme të mira për Kosovën që shtatë vite. Asnjë lajm i mirë prej Kosovës nuk del që pothuajse shtatë vite. Nuk dalin lajme të mira. Prej Kosovës dalin lajme që na janë vënë sanksionet, që na është suspenduar dialogu strategjik” ka thënë Gjini.
Ai shtoi se imazhi negativ reflektohet edhe në jetën e përditshme dhe në ekonomi, duke përmendur reduktimet e energjisë dhe ambientin e pafavorshëm për investime:

Lexo edhe“Ka qenë TRONDITJE për të gjithë shqiptarët dënimi i Speciales” – Kryeparlamentari i RMV-s flet në POLITIKO
Sipas tij, përjashtim nga kjo pasqyrë bëjnë vetëm sukseset individuale në art e sport, si rastet e Dua Lipës apo Rita Orës, por që sipas tij nuk janë meritë e drejtpërdrejtë e politikave shtetërore.
Gjini kritikoi edhe mungesën e strategjisë dhe kapaciteteve në përfaqësitë diplomatike, duke vënë theksin te Ambasada e Kosovës në ShBA.