Xabi Alonso konfirmon tri mungesa te Chelsea para duelit me Leedsin

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka zbuluar gjendjen fizike të skuadrës në prag të përballjes së të shtunës në Premierligë kundër Leeds Unitedit në “Stamford Bridge”.
Tekniku spanjoll konfirmoi se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Joao Pedros (problem në kofshë), Maxence Lacroix (shqetësim muskulor) dhe Jorrel Hatos (problem me shpinën), i cili pritet të mungojë më gjatë.
Lajme pozitive ka për Moises Caicedon, Josh Acheampongun dhe Emiliano Martinezin, të cilët janë rikuperuar dhe janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës, transmeton IndeksOnline.

Lexo edheMbyllet pjesa e parë, Prishtina në epërsi ndaj Drenicës
“Moises është gati të luajë nga minuta e parë, ndërsa Martinez është në skuadër dhe i disponueshëm për nesër”, deklaroi Alonso.
Sa i përket mungesave afatgjata që nga shtatori, Alonso bëri të ditur se Reece Jamesit i duhen ende disa javë, ndërsa Jamie Gittens ka nisur stërvitjet me ekipin, por i duhet edhe pak kohë para se të rikthehet në listën e ndeshjes. /IndeksOnline/



