“Wizz Air”-i hap bazën në Prishtinë, Kurti: Hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe lidhjen e Kosovës me Evropën
dp

Lexo edheBasha: Fillojnë punimet në rrugën Rakosh-Cërkolez, projekti përfshin 9.9 km rrugë dhe ka vlerë rreth 1 milionë e 732 mijë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar hapjen e bazës operative të “Wizz Air”-it në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si një investim të rëndësishëm dhe dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një vend i besueshëm për investime.
Ai tha se vendosja e bazës dhe sjellja e avionit të ri me kapacitet prej 239 ulësesh do të kontribuojnë në rritjen e lidhjeve ajrore, shtimin e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të biletave për qytetarët.
Kurti theksoi se Aeroporti i Prishtinës ka shënuar rritje të vazhdueshme të numrit të pasagjerëve, duke arritur në rreth 4.6 milionë udhëtarë dhe duke iu afruar shifrës prej 5-milionësh.

Lexo edheBasha: Fillojnë punimet në rrugën Rakosh-Cërkolez, projekti përfshin 9.9 km rrugë dhe ka vlerë rreth 1 milionë e 732 mijë euro
Sipas tij, zgjerimi i rrjetit të fluturimeve do të forcojë lidhjet me mërgatën, do të nxisë turizmin, biznesin dhe investimet, ndërsa ritheksoi se qeveria synon të sjellë më shumë kompani ajrore, më shumë destinacione dhe bileta më të përballueshme për qytetarët.