Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën e Botës me Gjermaninë.
Ai beson se katër herë kampionët e botës e kanë skuadrën mjaftueshëm cilësore për të arritur një gjë të tillë.
“Të gjithë duam ta sjellim Kupën e Botës në shtëpi, kemi një skuadër të shkëlqyer dhe nuk kemi nevojë të fshihemi”, ishin fjalët e Wirtz.
Wirtz, ishte më i miri për Gjermaninë në miqësoren ndaj Zvicrës, ku shënoi 2 gola dhe bëri 1 asist.