back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeWilliams: Thaçi kishte trysni nga komandantët lokalë, problemi i Demaçit ishte pavarësia

Williams: Thaçi kishte trysni nga komandantët lokalë, problemi i Demaçit ishte pavarësia

Të ngjajshme

Nesër seancë maratonë në Kuvend, do të votohet programi qeverisës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për një...

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi...

Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-së

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian...

Paul Williams tregoi në Hagë se për procesin në Rambuje, Hashim Thaçi kishte trysni nga komandantët e zonave dhe përveç kësaj, Adem Demaçi bënte presion ideologjik.

Sipas dëshmitarit, problemi i Demaçi ishte pavarësia dhe prandaj shkoi Thaçi për të biseduar me atë në Slloveni.

Sipas shqiptarëve që ishin në Rambuje, dëshmitari thotë se Thaçi në Slloveni kishte shkuar për të folur me Demaçin. Thotë se kishte pyetur se çka i shërben kjo procesit që po zhvillohej.

“Përgjigja ishte që ishte e domosdoshme për arsye politike dhe kulturore. Ishte e nevojshme që Hashimi të shkonte në Slloveni dhe të vizitonte Demaçin”, tha dëshmitari.

Ai u pyet se çfarë lidhje kishte kjo vizitë me Rambujenë dhe ato se çfarë po ndodhnin atje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjatë kohës që delegacioni kosovar ishte në Rambuje dhe po kishte progres, kishte trysni nga jashtë nga komandatët lokalë, por gjithashtu kishte presion ideologjik por edhe kulturor prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e këtyre negociatave dhe po cenonte lëvizjen për realizimin e kësaj marrëveshje. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt”, tha dëshmitari, duke shtuar se problemi i Adem Demaçi, ishte pavarësia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz