Williams e thotë qartë: Thaçi ishte përfaqësuesi dhe zëri i UÇK-së në Rambuje
dp

Lexo edheHovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

Teksa po i përgjigjej pyetjeve të avokatit mbrojtës, Luka Mishetiq, Williams ka sqaruar edhe një herë se ishe-presidenti, Hashim Thaçi, ka qenë përfaqësues dhe zëri i UÇK-së, në Rambuje.
“Mund t’ju them se ishte shumë e qartë se ai ishte një përfaqësues i UÇK dhe ishte zëri i UÇK në atë kështjellë, pra nga ajo kuptova se ai nuk ishte autoriteti vet”, ka thënë ai.
Tutje i pyetur se a ka punuar për qeverinë e përkohshme pas luftës për te dhënë këshilla edhe për anëtarët e saj, Williams e pohoi një gjë të tillë, ku tha se asaj kohe Dino Hasani, ishte dërguar si përfaqësues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe Williams, ka treguar se edhe presidenti historik Ibrahim Rugova në atë kohë i kishte kërkuar të përgatis një projekt për kushtetutë për Kosovën.

Lexo edheHovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
“President Rugova më kërkoi të përgatis një projekt për kushtetutë për Kosovën, pas luftës jam takuar me përjashtim të një kryeministri, ndërsa jam takuar me të gjithë kryeministrat dhe presidentet”, ka deklaruar Williams. /Lajmi.net/