William Saliba jashtë fushave për një kohë të gjatë, do t’i nënshtrohet operacionit në shpinë
dp

Lexo edheArgjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të banderolës provokuese ndaj Anglisë

Arsenali pritet të mbetet për disa muaj pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit defensiv.
Mbrojtësi francez, William Saliba, është shumë pranë kryerjes së një operacioni në shpinë, pasi dëmtimi që pësoi në shpinë, gjatë ndeshjes Francë – Spanjë, në gjysmëfinalen e Kupës së Boës, shkruan IndeksOnline.
Lendimi i tij rezultoi më serioz sesa ishte menduar fillimisht, ku sipas raportimeve të mediave franceze, Saliba do t’i nënshtrohet ekzaminimeve përfundimtare mjekësore, por operacioni konsiderohet si alternativa më e mundshme. Nëse ndërhyrja kirurgjikale konfirmohet, 24-vjeçari pritet të mungojë nga katër deri në pesë muaj.

Lexo edheArgjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të banderolës provokuese ndaj Anglisë
Saliba pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes së Francës ndaj Spanjës, ku u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dhimbjeve të forta. Sipas raportimeve të RMC Sport, ai u dëgjua duke thënë dy herë: “Më iku shpina”, ndërsa largohej drejt dhomave të zhveshjes.
Një mungesë e tillë do të ishte një goditje e rëndë për Arsenalin, pasi Saliba ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të rëndësishëm në mbrojtjen e skuadrës së Mikel Artetës/IndeksOnline/