back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedWhatsApp me 1 miliard shkarkime

WhatsApp me 1 miliard shkarkime

Të ngjajshme

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...
Në kohën kur shërbimi i komunikimit WhatsApp u ble nga Facebook, dyshimi i vetëm qëndronte nëse gjigandi i rrjetit social kishte paguar më tepër sesa vlen. Tani pas 12 muajsh, mund të themi që WhatApp po mahnit me performancën e tij.
Në fakt, aplikacioni WhatApp në Android ka kaluar shifrën e 1 miliard shkarkimeve në Play Store duke rezultuar si aplikacioni i dytë jo në pronësi të Google që kalon këtë shifër rekord. Arritëm në këtë konkluzion sepse në Play Store, Google publikon shifrat e instalimeve për çdo aplikacion dhe në rastin e WhatsApp këto shifra rezultojnë nga 1 miliard deri në 5 miliard shkarkime.
Natyrisht kjo nuk do të thotë se WhatApp ka 1 miliard përdorues aktivë. Gjatë Janarit të këtij viti, WhatsApp zbuloi se kishte afro 700 milion përdorues aktivë, ku 70 % e tyre përdornin shërbimin çdo ditë. Shumë pak aplikacione kanë arritur këto shifra impresionuese dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për numrin e shkarkimeve. Aplikacionet Gmail, Google Maps, dhe Youtube ja kanë arritur të tejkalojnë shifrën e 1 miliard shkarkimeve ndërsa aplikacion zyrtar i Facebook në Play Store është bëri i pari aplikacioni që nuk është në pronësi të Google dhe që ka arritur këtë shifër.
Pavarisht kostos së lartë prej 22 milion dollar, Facebook qartësisht e dinte se çfarë po blinte dhe përse po e blinte. Ata e kuptuan vlerën e WhatsApp po nga ana tjetër mbetet një veprim i guximshëm duke pasur parasysh numrin e shërbimeve të ngjashme që janë sot në treg. (PCWorld Albanian)

Të Fundit

Sport

ShowBiz