back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaSportWest Ham bën ofertë për Hector Fort

West Ham bën ofertë për Hector Fort

Të ngjajshme

Barcelona po synon të finalizojë disa largime para mbylljes së afatit kalimtar, në mënyrë që të lehtësojë problemet me regjistrimet e lojtarëve këtë verë, pasi Gerard Martin, Roony Bardghji dhe Wojciech Szczesny nuk janë ende të disponueshëm. Njëri nga futbollistët që pritet të largohet është mbrojtësi i djathtë, Hector Fort.

19-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në të majtë, pas një sezoni premtues nën drejtimin e Xavi Hernandez ka humbur hapësirën nën urdhrat e Hansi Flick. Aktualisht, Eric Garcia shihet si alternativa kryesore pas Jules Kounde, duke e lënë Fort në plan të dytë.

Pas interesimit për Marc Casado, West Ham United ka paraqitur ofertën e saj edhe për Fort. Sipas Sport, futbollisti është i hapur për një kalim në Premier League, i joshur edhe nga një rritje e pagës, por ka vendosur një kusht të qartë: transferimi të jetë vetëm në formë huazimi, pa opsion apo detyrim blerjeje. Fort ende dëshiron të ketë sukses te Barcelona dhe synimi i tij është të zhvillohet më tej për t’u rikthyer verën e ardhshme.

Përveç West Ham-it, interes për të ka shfaqur edhe Mallorca, por klubi spanjoll po pret fillimisht largimin e Pablo Maffeo. Everton gjithashtu e ka pasur nën vëzhgim Fortin, ndërsa edhe Como ka pyetur për situatën e tij. Të premten, Fort nuk ishte pjesë e stërvitjes së Barcelonës, pasi kishte marrë leje për të negociuar largimin.

Talenti i Barcelonës shihej si lojtar me rol më të madh sezonin e kaluar, por pas ardhjes së Flick nuk arriti ta bindte trajnerin gjerman. Në total, ai zhvilloi vetëm 638 minuta lojë dhe në prill shfaqi publikisht frustrimin e tij në fushë. Pas kësaj, Flick e qortoi haptazi, ndërsa tani një huazim shihet si mundësi e mirë për zhvillimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz