BallinaLajme“Watergate” grek- BBC: Skandali i përgjimeve trondit qeverinë e Mitsotakis

“Watergate” grek- BBC: Skandali i përgjimeve trondit qeverinë e Mitsotakis

Të ngjajshme

Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim...

Dafina dhe Daskani shkëlqejnë në Athinë, moment i ëmbël para koncertit

Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më...

“Tender”, drama provokuese për seksin dhe pushtetin

Një shfaqje e re teatrore, “Tender”, po tërheq vëmendje...

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

Greqia po përballet me një nga skandalet më të mëdha të dekadës, të njohur tashmë si “Watergate-i grek”, pas zbulimeve se telefona të zyrtarëve të lartë të shtetit, gjyqtarëve, gazetarëve dhe ushtarakëve janë përgjuar përmes një softueri të paligjshëm spiun dhe nga vetë shërbimi sekret grek, raporton BBC.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur ngjarjen një skandal, por asnjë zyrtar i qeverisë nuk është përballur me akuza penale deri tani, ndërkohë që kritikët e akuzojnë ekzekutivin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Të mërkurën, çështja do të trajtohet nga një gjyqtar me rang të ulët, i cili do të shqyrtojë akuzat ndaj dy izraelitëve dhe dy grekëve, të dyshuar për përfshirje në marketingun e softuerit spiun “Predator”.

Skandali u përshkallëzua në verën e vitit 2022, kur Nikos Androulakis, aktualisht kreu i Partisë Socialiste (PASOK) dhe në atë kohë eurodeputet, u njoftua nga IT-ja e Parlamentit Evropian se kishte marrë një mesazh të dyshimtë me përmbajtje malware, që përmbante softuerin spiun Predator.

Ky softuer, i shpërndarë nga kompania izraelite Intellexa me bazë në Athinë, është në gjendje të aksesojë mesazhet, kamerën dhe mikrofonin e një pajisjeje, duke e kthyer telefonin në një mjet spiunimi.

Zbulimet u bënë edhe më tronditëse kur Androulakis mësoi se kishte qenë edhe nën vëzhgim nga Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP), për “arsye sigurie kombëtare”.

Pak pas marrjes së detyrës në verën e vitit 2019, kryeministri Mitsotakis kishte vendosur EYP nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të zyrës së tij, duke përqendruar kontrollin institucional mbi shërbimet sekrete.

Pas shpërthimit të skandalit, kreu i EYP, Panagiotis Kontoleon, dhe këshilltari më i afërt i kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, gjithashtu nipi i tij dhe ndërmjetës mes EYP dhe zyrës së kryeministrit, u detyruan të japin dorëheqjen.

Sipas Autoritetit Grek për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Predator është përdorur për të përgjuar të paktën 87 persona, nga të cilët 27 janë ndjekur në mënyrë paralele edhe nga EYP përfshirë ministra në detyrë dhe drejtues të lartë të ushtrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz