back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeWalker: Nuk fola për ‘Shqipërinë e Madhe’, Beogradi po bënë propagandë

Walker: Nuk fola për ‘Shqipërinë e Madhe’, Beogradi po bënë propagandë

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ish-diplomati amerikan, William Walker, i njeh mirë shqiptarët dhe serbët. Për të parët thotë se janë të ndarë dhe nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje madhore.

Ndonëse, mohon se lobon për Shqipërinë e Madhe. Për këtë akuzë që iu bë nga zyrtarët e Serbisë thotë se mënyrën e propagandës e kanë njësoj sikur të Slobodan Milosheviqit.

Ai thotë të jetë keqkuptuar, ngase me deklaratën për unitet të shqiptarëve, të thënë në 17 vjetorin e themelimit të AAK-së së Ramush Haradinajt, nuk e mendoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Kur e kam thënë këtë, kam menduar se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, do të ishin shumë më mirë nëse do të punonin bashkë. Unë isha në Maqedoni javën e kaluar dhe shqiptarët atje janë shumë të ndarë. Edhe diaspora shqiptare po ashtu është e ndarë”.

“Mendoj gjithashtu se këtu në Kosovë, komuniteti shqiptar, duhet të lë anash diferencat politike e të bashkohet”, ka thënë ambasadori Walker, në një intervistë për Klan Kosova.

Sipas ambasadorit, janë udhëheqësit serbë ata që gjithherë janë munduar të frikësojnë botën me idenë e Shqipërisë së Madhe. Ndërsa shton, se është i befasuar me deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, se Walker fabrikoi masakrën e Reçakut, e cila ishte edhe momenti kyç për të filluar bombardimet e NATO-s.

Ambasadori amerikan që shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999 si përfaqësues i OSBE-së, së fundi ka themeluar një fondacion i cili do të quhet Fondacioni Walker, e që do të jetë i vendosur edhe në Kosovë, për t’i ndihmuar qytetarët kosovarë për të ardhme më të mirë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz