Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se sonte LDK-ja ka vendosur që ta nominoj kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri për këtë pozitë.
“Pas diskutimeve në forumet e partisë, kemi vendosur që kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës të jetë nënkryetari Lutfi Haziri”, ka thënë burimi i Veriu.info nga LDK-ja.
Ndryshe, Haziri ka mbajtur deri më tash një varg pozitash të larta shtetërore, si: deputet i Kuvendit të Kosovës, ministër i Ministrisë së Administrim të Pushtetit Lokal, Zëvendëskryeministër dhe në zgjedhjet e vitit 2013 ëstë zgjedhur kryetar i Gjilanit.