VV, LDK, AAK e NISMA nuk e sfidojnë Bekim Jasharin në Skenderaj
BILLI

Lexo edhe“A është Kosova në radhë”, serbët presin largimin e amerikanëve si në Vietnam dhe Afganistan

Ajo që bie në sy është se në komunën e Skenderajt asnjë nga partitë politike nuk kanë kandiduar kandidatë për kryetar, përveç Partisë Demokratike të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate do të garojnë vetëm më listë për asamble, por jo edhe për kryetar.
“Indeksonline”, ka biseduar më përfaqësues të këtyre partive politike të cilët kanë dhënë se nuk duan ta sfidojnë kryetarin aktual, Bekim Jashari.
Ky i fundit ka rikandiduar si kandidat i pavarur për mandat të dytë.

Lexo edhe“A është Kosova në radhë”, serbët presin largimin e amerikanëve si në Vietnam dhe Afganistan
Në anën tjetër, PDK garon me ish kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor dhe pikërisht gara për kryetar në Skenderaj vlerësohet si më ndër më interesante./Indeksonline/