VV ka nisur 44 tonë ndihma drejt Shqipërisë
BILLI

Lexo edheDjali i Halit Gecit: Ishte vendim i Adem Jasharit, që varrimi i babait të shtyhet për 28 nëntor

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se një tjetër varg automjetesh me ndihma të mbledhura e dërguara nga ky subjekt politik sapo ka kaluar kufirin e Morinës dhe ka hyrë në Shqipëri.
VV bën të ditur se janë dy maune, një kamion, tre furgona dhe një autoveturë, ngarkuar me 44 tonë ushqime, veshmbathje, artikuj higjienikë, shtretër, ndërresa për foshnje, e batanije.
“Bashkë me konvojin, njësoj si në herët e tjera, janë edhe një skuadër aktivistësh të cilët do të kryejnë edhe shkarkimin e ndihmave, që të lehtësojnë punën e atyre që po merren me koordinimin e pranimit të ndihmave në Shqipëri”.

Lexo edheDjali i Halit Gecit: Ishte vendim i Adem Jasharit, që varrimi i babait të shtyhet për 28 nëntor
“Aktivistët gjatë këtyre ditëve janë vendosur në shërbim të ndihmës për bashkëkombësit tanë. Lëvizja ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për shqiptarët”.