Arrestohen dy persona për prishje të rendit në Mitrovicën e Veriut
dp

Lexo edheArrestohet një serb në veri te “Mitrovica Jazz Days”, policia pengohet nga persona të tjerë

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani, ku bëri të ditur se pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje.
“Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ ka pasur aktivit kulturor, Festival i Jazit. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ardhur deri te prishja e rendi dhe qetësisë publike.

Lexo edheArrestohet një serb në veri te “Mitrovica Jazz Days”, policia pengohet nga persona të tjerë
Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje”, tha Elshani.
Ndërsa shtoj se situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë./IndeksOnline/