Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tubimeve të mbajtura sonte në Gjakovë dhe Pejë, duke thënë se mbështetja e qytetarëve po i jep forcë dhe energji rrugëtimit të PDK-së në këtë fushatë zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj publikoi fotografi nga të dy tubimet, ndërsa theksoi se atmosfera dhe pjesëmarrja në Gjakovë e Pejë janë sinjal i kërkesës për ndryshim në Kosovë.
“Gjakova dhe Peja sonte i dhanë forcë e energji rrugëtimit tonë. Energjia, mbështetja dhe besimi që pamë në të dy tubimet tregojnë se qytetarët duan një drejtim të ri për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.