back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëVullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer

Vullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer

Të ngjajshme

Pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer, vullnetarët tregojnë efektet anësore.

Vullnetarët që morën dy nga vaksinat e mundshme të koronavirusit në SHBA kanë folur për efektet anësore që kanë pasur pas marrje së saj.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës ishin testuar me efikasitet 94.5 për qind dhe 95 për qind respektivisht.

Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, i tha WVPI-TV se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta, shkruan Independent.

“Unë kisha dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”, ka thënë ajo.

“Çdo herë që merrja, krahu im ishte shumë i ‘i lodhur ’ të nesërmen, por përveç kësaj unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”.

Haller ishte personi i parë që mori një vaksinës së kandidatit të Modernas, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Prova e Pfizer është bërë në atë mënyrë që mjekët si dhe pacientët nuk e dinë kush po merr vaksinën ose placebo, prandaj Horowitz nuk është në dijeni nëse e ka marrë vaksinën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz