Vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë në më shumë se 500 vjet
dp

Lexo edheTrump fliste kështu për ish-prokurorin e Spaciales, paralajmëronte se mund të kthehej në Hagë: Është i rrezikshëm edhe atje

Një vullkan në lindjen e largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë se mund të lidhet me tërmetin masiv të javës së kaluar, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka hodhi një re hiri deri në gjashtë kilometra (3.7 milje) të lartë gjatë natës. Nuk ka kërcënime për zonat e populluara, tha ministria e emergjencave e Rusisë.
Orë më vonë, një tjetër tërmet i madh në Rusi çoi në paralajmërime për cunami në tre zona të gadishullit.

Lexo edheTrump fliste kështu për ish-prokurorin e Spaciales, paralajmëronte se mund të kthehej në Hagë: Është i rrezikshëm edhe atje
Të dyja ngjarjet mund të lidhen me një tërmet masiv me magnitudë 8.8 ballë që goditi një zonë të ngjashme javën e kaluar, i cili shkaktoi paralajmërime për cunami deri në Polinezinë Franceze dhe Kili.