Dy persona arrestohen në Prishtinë, policia u sekuestron marihuanë
dp

Lexo edheArrestohet një person në Gllogoc, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 2 nëntor, rreth orës 23:40, në lagjen Veternik, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 4.68 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një bluarëse për narkotikë.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Bedri Berisha”, rreth orës 22:30, ku gjatë kontrollit ndaj një personi tjetër janë gjetur dhe sekuestruar 5.68 gramë marihuanë.

Lexo edheArrestohet një person në Gllogoc, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës
Në të dyja rastet, pas inicimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/