BallinaLajmeVulin ka frikë nga Ushtria e Kosovës

Vulin ka frikë nga Ushtria e Kosovës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin edhe njëherë ka përsëritur se nuk do të ketë Ushtri të Kosovës.

Ministri i serb i Mbrojtjes theksoi se “nuk është e mundur të formohet ndonjë ushtri e Kosovës, përveç me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare”.

Sipas mediave serbe, Vulin, pas stërvitjes një stërvitje të realizuar nga ushtria serbe,  ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Ramush Haradinajt për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ia përkujtuar atij se kjo është një dëshirë e vjetër.

Bazuar në Rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR dhe ky është qëndrimi i Republikës së Serbisë që nuk do të ndryshojë. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe OKB-së, dhe ajo që është më e rëndësishmja, ky është qëndrimi i të gjithë serbëve në Kosovë. Nuk është e mundur të formohet ndonjë Ushtri e Kosovës përveç me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare. Formimi i Ushtrisë së Kosovës, përtej Rezolutës 1244, do të ishte një problem serioz i sigurisë për të gjithë rajonin”, tha Vulin, përcjell Telegrafi.

Vulin paralajmëron se krijimi i një formacioni ushtarak në Kosovë do të çonte në destabilizimin e gjithë zonës.

“Atje nuk mund të ketë ushtri, sepse atje nuk ka shtet! Një formacion i cili do të udhëhiqej nga njerëz, qëllimi i të cilëve është konflikti në këtë rajon do të çonte në destabilizimin e të gjithë rajonit. Edhe një herë paralajmëroj që Rezoluta 1244 duhet të respektohet. Qëndrimi ynë është se në Kosovë nuk mund të ketë forca të armatosura përveç KFOR-it”, tha ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz