BallinaLajmeVuçiq: Vështirë se në të ardhmen do ta kemi ndonjë marrëveshje më...

Vuçiq: Vështirë se në të ardhmen do ta kemi ndonjë marrëveshje më të mirë se dje

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur nga Uashingtoni edhe njëherë për marrëveshjen e arritur dje në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me të, Vuçiq ka thënë se e njëjta është marrëveshje shumë e mirë për Serbinë, dhe në interes edhe të palës kosovare, shkruan lajmi.net.

“Vështirë të kemi marrëveshje kaq të mira në të ardhmen”, citohet të ketë thënë ai.

“Jam mirënjohës popullit serb, ndjej që njerëzit ishin krenarë, jo sepse fituam, sepse nuk fituam, por as nuk humbëm, ne u respektuam”, tha Vuçqi.

Ai tha se Fondacioni amerikan i Zhvillimit do të vijë vetëm në Serbi nga të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe se kjo do të ndikojë për së miri në ekonominë e këtij shteti.

Ndryshe, në Kosova ka pasur kritika të shumta, kryesishtë nga akterë opozitarë lidhur me marrëveshjen e nënshkruar dje në Shtëpinë e Bardhë.

Pikat më problematike të kësaj marrëveshjeje sipas tyre janë Ujmani dhe minishengeni. /Lajmi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz