BallinaUncategorizedVuçiq: Serbia në situatë të vështirë, dikush i ndihmoi shqiptarët për Trepçën

Vuçiq: Serbia në situatë të vështirë, dikush i ndihmoi shqiptarët për Trepçën

Të ngjajshme

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shteti i tij gjendet në një situatë tejet të vështirë dhe se Serbia është duke kërkuar kompromise në rrugën e saj drejt BE-së.

Ai ka përsëritur se ende nuk e kupton pse Prishtina miratoi Ligjin për Trepçën.

“Unë nuk e kuptoj pse ata papritmas filluan me Trepçën. Cili është qëllimi? Nëse dikush dëshiron të destabilizojë. Unë nuk besoj se shqiptarët kanë mundur ta bëjnë këtë pa ndihmën e dikujt, dhe kjo nuk është aspak e këndshme”, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë për Vecernje Novosti, transmeton lajmi.net

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i heshtur”, është shprehur ai.

Kryeministri serb ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, pas bojkotit të Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se janë duke shikuar nëse do të vazhdojnë bisedimet.

Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja për telekomin është e mirë, por duhet të ndryshojë numri i antenave të operatorit serb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz