Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të luftojë për autonominë e shtetit të tij.
“Askush nuk e do Serbinë më shumë sesa ne”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Serbia ka gjetur rrugën historike në mes të fuqive të mëdha dhe interesave të saja dhe më tej rrugën për ta mbrojtur vetë, Vuçiq ka thënë: “Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se atmosfera me të cilën ju prijmë politikës së jashtme dhe asaj të brendshme nuk është e lehtë dhe e thjeshtë”.
“Kur ata shohin presion nga anë të ndryshme, kjo bëhet sepse përfaqësuesit e këtyre vendeve përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre, jo sepse ata e duan Serbinë”, është shprehur ai.

