BallinaLajmeVuçiq: Do të marrim nga Kosova më shumë sesa kishim planifikuar

Vuçiq: Do të marrim nga Kosova më shumë sesa kishim planifikuar

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia po e bën maksimumin për të marrë nga Kosova dhe të humb sa më pak.

Në një intervistë për ‘TV Pink’, Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk lufton kundër shqiptarëve por kundër shumë vendeve perëndimore pas pavarësisë së Kosovës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne jemi duke luftuar në kushte të vështira, pothuajse të pamundura që të marrim maksimumin për njerëzit tanë dhe të humbasim shumë pak”, është shprehur Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se 19 vende të botës kishin shkelur parimet dhe normat, duke u thënë se Millosheviqi ishte fajtor. Presidenti serb ka shtuar se Rezoluta  1244 nuk flet për Serbinë pasi më shumë përmenden shqiptarët sesa serbët.

Sipas tij, falë papërgjegjshmërisë, Mali i Zi u nda.

“E humbëm Jugosllavinë. Në mars të vitit 2004 kemi pasur një zhvendosje të popullsisë. Në 2008 u shpall pavarësia e Kosovës dhe reagimi i njerëzve të papërgjegjshëm ishte i vonuar, kinse ishin të befasuar”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të marrë më pak se çka është ofruar deri më tani.

“Ne duam të mbrojmë kishat tona për të marrë më shumë sesa ishte shkruar në të gjitha planet deri më tani. Ne po luftojmë për të mbajtur paqen për fëmijët tanë”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz