back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëVuajti burg 30 vjet për krimin që nuk e kishte kryer kurrë,...

Vuajti burg 30 vjet për krimin që nuk e kishte kryer kurrë, çka bëri pas lirimit (FOTO)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -
Një person nga shteti amerikan Baltimore ka vuajtur 30 vite në burg pa kryer krimin për të cilin ishte dënuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Jerome Johnson, tash 50 vjeçar, ishte dënuar për pjesëmarrje në një vrasje më 1988. Ai u shfajësua dhe u lirua nga burgu pas një beteje pesë vjeçare të tij dhe avokates me drejtësinë amerikane.

Verdikti final i zyrës së prokurorit në Baltimore thanë që policia asnjëherë nuk e kishte identifikuar plotësisht Johnsonin si personin që mori pjesë në vrasje. Dënimi i tij ishte i bazuar kryesisht në një dëshmi nga një vajzë 15 vjeçe, e cila kishte thënë që e kishte parë atë në një lokal në kohën kur ndodhi vrasja.

Mirëpo, vajza e kishte ndryshuar disa herë versionin e saj, ndërsa Johnson nuk kishte hequr dorë – ai kishte kërkuar vazhdimisht rishikimin e rastit të tij dhe gjithmonë kishte thënë që është i pafajshëm. Pas lirimit, Johnson tha që nuk mban inat për padrejtësinë që iu shkaktua.

Prokurori i Baltimore, Marilyn Mosby, lëshoi një deklaratë përmes së cilës i kërkoi falje familjes dhe viktimës për krejt këtë vuajtje të padrejtë dhe të gjatë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz