BallinaShqiptareVret një 40-vjeçar, autori ngujohet - policia rrethon banesën

Vret një 40-vjeçar, autori ngujohet – policia rrethon banesën

Të ngjajshme

Një vrasje ka ndodhur rreth mesnatës midis të premtes e të shtunës në Shkodër.
Burime të Policisë, bëjnë të ditur se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka mbërritur një telefonatë për një vrasje  të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “ish- Dekori”.
Me marrjen e njoftimit,  shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit mes I. A., dhe D. Y., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.
Autori i dyshuar shtetasi D. Y., sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë,  e cila  është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e FNSH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz