Vrau turisten 38-vjeçare në Greqi dhe trupin e futi në një valixhe, arrestohet autori i dyshuar! Policia: I riu ka pranuar krimin
dp

Lexo edheAksident fatal në minierën e Bulqizës, nxirret trupi i pajetë i një 40-vjeçari

Policia greke thotë se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë një shtetase skoceze, trupi i të cilës u gjet brenda një valixhe në një ndërtesë të braktisur në Athinë.
Viktima është identifikuar si Elisabeth-Jane Ross, 38 vjeçe, e njohur nga familjarët e saj si Lisa. Trupi i saj u gjet më 18 korrik në zonën e Kypselit, në Athinë, disa ditë pasi ishte raportuar e zhdukur.
Sipas policisë greke, hetimi u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet në SHBA, Britani të Madhe dhe Skoci. Pas analizimit të provave dhe pamjeve filmike, hetuesit identifikuan një 26-vjeçar si person të lidhur me ngjarjen. Mediat britanike raportojnë se i dyshuari është me origjinë nga Afganistani.
Policia bëri të ditur se i riu u shoqërua në selinë qendrore të policisë të enjten, ku “pranoi veprimet e tij”. Ai është arrestuar nën dyshimet për vrasje, grabitje dhe shkelje të ligjeve për armët, ndërsa akuzat përfundimtare do të përcaktohen sipas procedurave të sistemit ligjor grek.

Lexo edheAksident fatal në minierën e Bulqizës, nxirret trupi i pajetë i një 40-vjeçari
Sipas hetuesve, Ross kishte mbërritur në Greqi më 26 qershor dhe kishte qëndruar në zonën e Pireut deri më 10 korrik, kur ishte larguar drejt një destinacioni të panjohur në rajonin e Atikës.
Autoritetet greke dyshojnë se i arrestuari ka transportuar trupin e saj në vendin ku u gjet, duke përdorur një valixhe, dhe më pas ka përdorur kartat bankare të viktimës për të tërhequr para. /Panorama