Vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë, ky është momenti kur policia qëllon dhe e vret sulmuesin
03

Lexo edheKamerat e biznesit filmojnë rastësisht përplasjen e avionit ushtarak (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites së ditës së shtunë në perëndim të Teksasit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje nga e cila kanë mbetur pesë të vdekur dhe 21 të plagosur.
Siç ishte bërë e ditur një sulmues kishte hapur zjarr pasi makina e tij ishte ndaluar nga policia.
Pas kësaj, ai thuhet se kishte hapur zjarr nga makina e tij, pasi u ndoq në një parkim në një kompleks argëtimi.

Lexo edheKamerat e biznesit filmojnë rastësisht përplasjen e avionit ushtarak (Video)
Ndërkohë janë publikuar disa pamje të marra nga një dëshmitar në të cilat thuhet se shihet momenti kur policia qëllon dhe vret të dyshuarin.
Kjo ishte ngjarja e dytë me të shtëna në Teksas gjatë një muaji. Më 3 gusht një njeri i armatosur vrau 22 njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në një Walmart në El Paso. /Telegrafi/