BallinaLajmeVrasje në Divjakë, ekzekutohet i riu në mes të lokalit

Vrasje në Divjakë, ekzekutohet i riu në mes të lokalit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një 32 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq, ku një person ka hyrë në lokal dhe ka shkuar në drejtim të tavolinës së 32 vjeçarit Besmir Kumria, duke e sulmuar atë me thikë.

Viktima ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë, të cilët nuk e kanë njohur autorin dhe shtojnë se ai nuk është banor i zonës.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë, teksa policia po mbledh informacion për identifikimin e tij pasi në lokal dhe në zonë nuk ka pasur asnjë kamera sigurie.

Sipas të dhënave Besmir Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij që do të nisej për Gjermani pasi kishte siguruar një punë si infermiere.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e qytetit të Lushnjes, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për gjetjen e autorit të krimit. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz