back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVrasje gjatë luftës: Hapet një varr në Llaushë të Skenderajt

Vrasje gjatë luftës: Hapet një varr në Llaushë të Skenderajt

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë në Mitrovicë kanë bërë hapjen e një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut, raporton Gazeta Express.

Vrasja e këtij njeriu raportohet se ka ndodhur në periudhën e luftës në Kosovë, prill-maj, 1999 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda e kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë në Mitrovicë, ku në malet e këtij fshati është bërë hapja e varrit ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut.

Ato janë dërguar pastaj në institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë  kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz