back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasja në Vaun e Dejës: Intervistohen 6 persona, dyshohet në gjakmarrje

Vrasja në Vaun e Dejës: Intervistohen 6 persona, dyshohet në gjakmarrje

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Pesë persona janë shoqëruar për vrasjen e 65 vjeçarit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Ata janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni dhe më pas janë lënë të lirë. Për grupin hetimor mbetet ende i paqartë motivi i vrasjes, ndonëse pista kryesore është ajo e gjakmarrjes për shkak të kaluarës së viktimës, i cili ka kryer dënimin për vrasjen e kushëririt të tij. Ngjarje kjo e ndodhur 20 vite më parë.

Grupi hetimor po verifikon gjithashtu edhe veprimtarinë e 65 vjeçarit pas daljes nga burgu, për konflikte të mundshme që mund të ketë pasur me persona të tjerë. Por deri më tani, nuk është zbuluar asnjë gjurmë që mund të çonte në zbardhjen e ngjarjes.

Frrok Lleshaj u gjet i vrarë në rrugë në fshatin Paçram. 65 vjeçari kishte vetëm dy vite që ishte i lirë dhe ishte braktisur nga familja. Ai jetonte i vetëm, duke u marrë me blektori.

Deri në vitin 1994, ka shërbyer si efektiv i policisë së shtetit. Më pas ai u akuza se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, krim për të cilin ka vuajtur dënimin me 18 vite burg.

- Advertisement -

Të Fundit