Vrasja në Podujevë: Viktima është nga fshati Gllamnik
dp

Lexo edheE “pafalshmja” e shtetit presidentja Osmani që po përmbyll mandatin pa i falur të burgosurit e shumtë që presin faljen e saj

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje.
Burime të IndeksOnline pohojnë se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, i dyshuari Arbër Havolli ka vrarë një viktimë nga fshati Gllamnik.
Havolli dyshohet të ketë shkrehur afro 11 plumba mbi viktimën Bashkim Spahiu.
Ende nuk dihen motivet që çuan deri te kjo tragjedi.

Lexo edheE “pafalshmja” e shtetit presidentja Osmani që po përmbyll mandatin pa i falur të burgosurit e shumtë që presin faljen e saj
Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.